“Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Humejd ibn Abdurrahmani tregon se, ditën e Ashures, në vitin e haxhit, e ka dëgjuar Muavi ibn Ebu Sufjanin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), teksa ishte në minber, duke thënë: “O banorët e Medinës, ku janë dijetarët tuaj?” Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kjo është dita e Ashures. Allahu nuk jua ka bërë obligim agjërimin e saj. Unë jam agjërueshëm. Andaj, kush do, le të agjërojë, e, kush do, le të hajë.””