“Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Seid ibn Xhubejri, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashures, e në atë rast pyeti: “Çfarë është kjo (ditë) ?” - Kjo është një ditë e mirë. Në këtë ditë Allahu i ka shpëtuar benu israilët prej armikut të tyre, andaj Musai e ka agjëruar atë, - iu përgjigjën ata. - “Unë jam më meritor për Musain se ju”, - tha ai. Kështu, e agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi që të agjërohet.””