“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që falet natën gjatë Ramazanit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.” Ibn Shihabi ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka vdekur duke mos u falur namazi i natës me xhemat. Kështu është vazhduar edhe në hilafetin e Ebu Bekrit dhe në fillim të hilafetit të Omerit.””