“Ibn Shihabi na ka thënë: Na ka treguar Urve ibn Zubejri se Abdurrahman ibn Abdi tregon: “Një natë Ramazani dola me Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në xhami, kur ja, xhemati ishin shpërndarë në grupe. Dikush falej vetëm, dikush falej bashkë me të tjerë, andaj Omeri tha: “Sikur t'i bashkoja këta në një imam të përbashkët, do të kishte qenë më mirë.” Pastaj vendosi dhe i bashkoi pas Ubej ibn Kabit. Një natë tjetër, kur sërish dola me të, teksa njerëzit faleshin me imamin e tyre, Omeri tha: “Sa risi e mirë është kjo! Megjithatë, koha në të cilën flenë është më e vlefshme se kjo”, - aludonte në pjesën e fundit të natës, sepse xhemati faleshin në pjesën e parë të saj.””