“Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Seid Makburi se Ebu Seleme ibn Abdurrahmani tregon: “E pyeta Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) rreth namazit të të Dërguarit të Allahut ﷺ në Ramazan, e në atë rast më tha: “Ai nuk shtonte më shumë se njëmbëdhjetë rekate, as në Ramazan, as jashtë tij. I falte katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, pastaj i falte edhe katër, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, e më pas i falte tri. Njëherë e pyeta: - O i Dërguari i Allahut, a po fle para vitrit? - “Oj Aishe, sytë më flenë, por jo zemra”, - u përgjigj ai.””