“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Disa shokë të Pejgamberit ﷺ panë në ëndërr se Nata e Kadrit është në shtatë netët e fundit. I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mendoj se ëndrrat tuaja janë përputhur te shtatëshja e fundit. Ai që dëshiron ta kërkojë Natën e Kadrit , le ta kërkojë në shtatëshen e fundit.””