“Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai se Ebu Seleme ka thënë: “E kam pyetur Ebu Seidin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të cilin e kisha shok, e ai më tha: “Hymë në itikaf me Pejgamberin ﷺ në dhjetëshen e mesme të Ramazanit. Ai doli në mëngjesin e njëzetëshes, na ligjëroi dhe tha: “Më është shfaqur Nata e Kadrit në ëndërr , por pastaj më është harruar, - ose ka thënë: e kam harruar, - andaj kërkojeni atë në netët tek të dhjetëshit të fundit. Në ëndërr pashë tek bëja sexhde mbi ujë dhe baltë, andaj, ai që ka hyrë në itikaf me të Dërguarin e Allahut ﷺ, le të kthehet (ta vazhdojë itikafin në dhjetëshen e fundit) .” Ne u kthyem e në qiell nuk shihnim asnjë re, më pas u shfaq një re dhe filloi të binte shi, saqë çatia e xhamisë, e cila ishte e ndërtuar prej degë hurmash, filloi të pikonte. U thirr ikameti për namaz dhe e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke rënë në sexhde mbi ujë dhe baltë, saqë ia pashë shenjat e baltës në ballë.”