“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Ali ibn Husejni transmeton se Safija (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, i ka rrëfyer se shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ që ta vizitonte në itikaf në xhami, në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Aty biseduan për një kohë, pastaj ajo u ngrit për të shkuar, e edhe Pejgamberi ﷺ u ngrit bashkë me të për ta përcjellë. Kur arritën te dera e xhamisë, që gjendej në afërsi të derës së Umu Selemes, kaluan dy burra ensarë, të cilët i dhanë selam të Dërguarit të Allahut ﷺ (dhe u larguan me nxitim). Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u ngutni, kjo është Safije bint Hujeji.” Ata i thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” - duke u ardhur rëndë. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut diç (mendim të keq) në zemrat tuaja.””