“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Fudajl ibn Gazvani, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në itikaf në çdo Ramazan dhe, pasi e falte sabahun, hynte në tendën ku bënte itikaf.” Amra tregon: “Aishja i kërkoi leje që edhe ajo të hynte në itikaf. Pasi e lejoi, ajo ngriti një tendë. Kur dëgjoi Hafsa, edhe ajo ngriti një tendë. Kështu veproi edhe Zejnebja. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e fali sabahun, i pa katër tenda, andaj pyeti: “Ç'janë këto?!” Pasi i treguan, Pejgamberi ﷺ tha: “Çfarë i shtyu ta veprojnë këtë? Mirësia?! Largojini tendat, të mos i shoh më.” Kështu, tendat u hoqën, e ai në atë Ramazan nuk bëri itikaf, por bëri itikaf në dhjetëditëshin e fundit të shevalit.””