“Abdurrahmani na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky nga Sulejman Ahveli, daja i Ibn Nexhihut, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Seidi. [t]: Sufjani na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Amri, e ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Seidi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Lebidi, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëherë hymë në itikaf me të Dërguarin e Allahut ﷺ në dhjetëditëshin e mesit. Kur u bë mëngjesi i ditës së njëzetë, i bartëm plaçkat tona (nga xhamia). I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe na tha: “Ai që ka hyrë në itikaf, le të kthehet sërish në itikaf, sepse më është shfaqur në ëndërr kjo natë (Nata e Kadrit) dhe kam parë se bëja sexhde mbi ujë dhe baltë.” Kur u kthye në itikaf, qielli u trazua dhe ra shi. Betohem në Atë, i Cili e ka dërguar me të vërtetën, se qielli u trazua në fund të asaj dite, ndërsa xhamia ishte e mbuluar me degë palme. Unë i shihja gjurmët e ujit dhe baltës, mbi hundë dhe në majë të hundës së tij.”