“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muhamed ibn Ebu Atiku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ali ibn Husejni se Safija i ka rrëfyer; [t]: Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun se Ali ibn Husejni tregon: “Safija vajti te Pejgamberi ﷺ teksa ai ishte në itikaf. Dhe, kur u kthye, Pejgamberi ﷺ shkoi me të (për ta përcjellë në shtëpi). Një burrë ensar i pa dhe, kur Pejgamberi ﷺ e vërejti, e thirri e i tha: “Eja! Ajo është Safija, - ose, Sufjani mund të ketë thënë: - "Kjo është Safija . Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku.” Sufjani u pyet: “Ajo pati shkuar natën?” Ai iu përgjigj: “Natën, e kur tjetër?””