“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ali ibn Husejni se Safija, gruaja e Pejgamberit ﷺ i ka treguar; [t]: Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri nga Zuhriu se Ali ibn Husejni tregon: “Pejgamberi ﷺ ishte në xhami (në itikaf) kur i patën vajtur gratë e tij (për vizitë). Kur u ngritën për të shkuar, ai i tha Safije bint Hujejit: “Mos u ngut, se po vij me ty.” Shtëpia e saj gjendej në vendbanimin e Usamës. Kur Pejgamberi ﷺ doli me të, e takuan dy burra ensarë, e shikuan Pejgamberin ﷺ dhe u larguan. Atëherë Pejgamberi ﷺ u tha: “Ejani (mos u largoni) , kjo është Safije bint Hujeji.” Ata thanë: “Subhanallah, o i Dërguari i Allahut!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Shejtani qarkullon te njeriu siç qarkullon gjaku, andaj u frikësova mos po fut diç (ndonjë dyshim) te ju.””