“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Halidi, e ky nga Ikrime se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Njëra nga gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ, duke qenë me gjakrrjedhje të çrregullt, hyri në itikaf me të. Ajo pa t'i dilte gjak me ngjyrë të kuqe e (sekrecione) të verdha, andaj kishte raste që i vendosnim një enë nën këmbët e saj (për të mos e ndotur xhaminë) teksa ajo falej.””