“Ebu Hasen Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka thënë Jahja ibn Seidi se Amra bint Abdurrahmani rrëfen se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me to!) i ka treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ përmendi se do të hynte në itikaf në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kështu, Aishja i kërkoi leje (për itikaf), e ai e lejoi. Hafsa kërkoi nga Aishja që ta pyeste Pejgamberin ﷺ edhe për të. Sakaq, ajo ashtu bëri. Kur Zejnebja e pa këtë, urdhëroi të ngrihej një tendë për të, gjë të cilën e bënë. Aishja tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e fali sabahun, shkoi te tenda e vet dhe, kur i pa tendat tona, tha: “Ç'janë këto?!” Ata i thanë: “Tenda e Aishes, Hafsës dhe Zejnebes.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “A mirësinë po e synojnë me këtë gjë?! Unë nuk do të hyj në itikaf.” Kështu, ai u kthye dhe, kur mbaroi Ramazani, bëri itikafin në dhjetë ditë të shevalit.”