“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ishte në itikaf në xhami, ajo ia krihte flokët, edhe pse ishte me menstruacione. Këtë e bënte nga dhoma e saj, ndërsa Pejgamberi ﷺ e afronte kokën.”