“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur erdhëm në Medine, i Dërguari i Allahut ﷺ më vëllazëroi me Sad ibn Rabiun.” Sad ibn Rabiu tha: - Unë jam më i pasuri i ensarëve, andaj po ta jap gjysmën e pasurisë, si dhe shiko cila prej grave të mia të pëlqen, unë do ta lëshoj e, pasi të lirohet (nga koha e pritjes), martohu me të. Abdurrahmani i tha: “Nuk kam nevojë për këto, a ka ndonjë treg ku zhvillohet tregtia?” - Tregu Kajnuka, - iu përgjigj Sadi. Abdurrahmani shkoi atje e u kthye me ca djathë e gjalpë dhe vazhdoi së frekuentuari tregun, me t'u kthyer, Abdurrahmanit i vëreheshin gjurmë të verdha të parfumit, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ e pyeti: - “Vallë, je martuar?” - Po, - tha Abdurrahmani. - “Me kë?” - Me një ensare. - “Çfarë i dhe për mehër?” - Ar sa bërthama e hurmës - ose ka thënë: sa sasia e një bërthame të hurmës -. - “Bëj një gosti, qoftë dhe me një dele.””