“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Abdurrahman ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua zezake pretendonte se i kishte dhënë gji atij dhe bashkëshortes së tij. Ai ia përmendi këtë gjë Pejgamberit ﷺ, e ai ktheu shpinën dhe buzëqeshi duke thënë: “E si jo, përderisa është thënë kështu?” Ndërkaq, gruaja e tij ishte e bija e Ebu Ihab Temimiut.”