“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Ibn Avniu, e ky nga Shabiu, e ky e ka dëgjuar Numan ibn Beshirin, se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ. [t]: Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Ebu Ferva, e ky nga Shabiu, e ky e ka dëgjuar Numanin, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Ebu Ferva, e ky e ka dëgjuar Shabiun, e ky e ka dëgjuar Numan ibn Beshirin, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ebu Ferva, e ky nga Shabiu se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë, porse mes tyre ka gjëra të dyshimta. Ai që e braktis mëkatin e dyshimtë është më parësor ta braktisë atë që është i qartë, si dhe ai që ka guxim ta veprojë mëkatin e dyshimtë, pothuajse bie në atë që është i qartë. Mëkatet janë zona e ndaluar e Allahut. Ai që sillet rreth zonës së ndaluar, gati sa s'bie në to.””