“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ukadhi, Mexhenia dhe Dhul Mexhazi kanë qenë tregje të periudhës paraislame. Kur erdhi Islami, njerëzit disi e konsideronin mëkat shkuarjen në to.” Atëherë zbriti shpallja: “Nuk është mëkat për ju të kërkoni begatitë e Zotit tuaj (të bëni tregti)...” (Bekare, 198) Kurse Ibn Abasi, kur e lexonte këtë ajet shtonte: përgjatë sezonit të haxhit.””