“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Ebu Bekri u zgjodh halife, tha: “Ju e dini mirë se profesioni im më ka mjaftuar për t'u përkujdesur për familjen time, por tani më duhet të merrem me çështjet e muslimanëve. Rrjedhimisht, familja e Ebu Bekrit do të ushqehet prej kësaj pasurie (shtetërore), ndërkohë unë do ta menaxhoj (këtë pasuri) në atë mënyrë që t'i kompensoj shpenzimet (e familjes sime).””