“Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Ebu Esvedi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ punonin me duart e tyre. Rrjedhimisht, ndonjëherë kundërmonin erë të pakëndshme, kështu që u kishte thënë: “Sikur të laheshit!” Këtë e transmeton Hemam ibn Hishami nga babai i tij, e ky nga Aishja.”