“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Isai, e ky nga Thevriu, e ky nga Halid ibn Meadani se Mikdami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Askush nuk është ushqyer me diç më të mirë sesa me atë që e ka fituar përmes punës së vet. I dërguari i Allahut, Davudi ﷺ, ushqehej me atë që e fitonte përmes punës së vet.””