“Hisham ibn Amari na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hamzai, e këtij i ka treguar Zubejdi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Një tregtar u jepte borxh njerëzve dhe, kur qëllonte te ndonjë skamnor, shërbëtorëve të vet u thoshte: “Faljani borxhin, me shpresë se Allahu do të na falë ne.” Kështu, Allahu e fali atë.””