“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Salih Ebu Halili, e ky nga Abdullah ibn Harithi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të dy shitblerësit janë të lirë ta ndryshojnë kontratën shitblerëse përderisa nuk janë ndarë, - ose ka thënë: derisa të ndahen - . Nëse tregohen të sinqertë dhe i sqarojnë gjërat mes vete, u begatohet tregtia. Por, nëse i fshehin gjërat dhe gënjejnë, zhduket begatia në tregtinë e tyre.””