“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Fitonim hurma me bollëk (nga preja e luftës), prej tyre të shëndosha e të dobëta, pastaj i shisnim dy saë (hurma) për një. Por, Pejgamberi ﷺ na tha: “Mos i shitni dy saë për një e as dy dërhemë për një.””