“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Semure ibn Xhundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mbrëmë pashë në ëndërr se dy njerëz më morën dhe më dërguan në Tokën e Shenjtë. Rrugëtuam derisa arritëm te një lumë gjaku. Në mes të lumit qëndronte një njeri në këmbë, kurse një tjetër në breg mbante ca gurë para vetes. Kur ai që ishte në lumë afrohej për të dalë, ky (nga bregu) e qëllonte me gur në gojë dhe e kthente aty ku ishte. Kështu vepronte me të sa herë që ky tentonte të dilte. Unë thashë: “Kush është ky?” Ata thanë: “Ai në lumë ishte njeriu që ka ngrënë kamatë!””