“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Avni ibn Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Babanë tim e kam parë duke blerë një rob që bënte hixhame. E pyeta babanë rreth kësaj, e në atë rast më tha: “Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar tregtimin e qenit dhe fitimin prej hixhames, ka ndaluar tatuazhet dhe bërjen e tyre, marrjen dhe dhënien e kamatës, si dhe e ka mallkuar piktorin (e gjallesave).””