“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Husejni, e këtij i ka treguar Husejn ibn Aliu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Posedoja një deve që më takonte nga preja e luftës. Më pas Pejgamberi ﷺ sërish më dha edhe një deve prej presë së luftës (së Bedrit).” Kur desha të martohem me Fatimen, vajzën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, mora një argjendar nga fisi benu kajnuka dhe shkuam për të gjetur ndonjë idhhir (për ta përpunuar e) për t'ua shitur argjendarëve, në mënyrë që të hollat e fituara t'i shfrytëzoja për festën e dasmës.””