“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Një grua solli një pelerinë. E dini ç'është pelerina? - Po, gunë e gjatë, e qëndisur në skaje, - iu përgjigjën të pranishmit. Pastaj vazhdoi: “Gruaja në fjalë tha: “O i Dërguari i Allahut! E kam qëndisur me dorën time dhe ta kam sjellë që ta veshësh.” Pejgamberi ﷺ e mori dhe, ngaqë kishte nevojë për të, e veshi. Erdhi te ne, ndërkohë e kishte veshur si izar. Njëri prej të pranishmëve iu drejtua: - O i Dërguari i Allahut, ma jep mua atë. - “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Pas ndejës, Pejgamberi ﷺ shkoi e palosi dhe ia dërgoi këtij personi pelerinën. Njerëzit i thanë: “Nuk bëre mirë që ia kërkove. Ti e dije që ai nuk refuzon askënd që i kërkon diç.” Ai tha: “Betohem në Allahun se nuk ia kërkova, veçse që të jetë qefini im ditën kur të vdes.” Dhe, ashtu ndodhi, ajo i shërbeu si qefin.”