“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një rrobaqepës e ftoi të Dërguarin e Allahut ﷺ për një gosti të përgatitur enkas për të. Edhe unë shkova me të Dërguarin e Allahut ﷺ në atë gosti. Nikoqiri i ofroi të Dërguarit të Allahut ﷺ pak bukë dhe një çorbë me kungull e mish të terur. E pashë Pejgamberin ﷺ duke ndjekur copat e kungullit nëpër anët e tepsisë. Që nga ajo ditë gjithmonë më ka pëlqyer kungulli.””