“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiju, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para Islamit kam qenë farkëtar. As ibn Vaili më kishte një borxh dhe, kur shkova t'ia kërkoj, më tha: - Nuk ta kthej, derisa ta mohosh Muhamedin ﷺ. - Nuk bëj kufër (mosbesim) derisa Allahu të ta marrë shpirtin e të të ringjallë sërish, - ia ktheva. - Në rregull, pra, më lër derisa të vdes dhe të ringjallem, se do të furnizohem me pasuri dhe me djem, pastaj ta kthej borxhin, - tha As ibn Vaili. Atëherë zbriti ajeti: “Vallë, a e ke parë atë që nuk beson në argumentet Tona dhe thotë: “Mua do të më jepet (Ditën e Kiametit) edhe pasuria, edhe fëmijët?! A mos ndoshta ai e di të padukshmen apo ka marrë ndonjë premtim nga i Gjithëmëshirshmi?” (Merjem, 77-78)”