“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ukadhi, Mexhenia dhe Dhu Mexhazi kanë qenë tregje të periudhës paraislame. Kur erdhi Islami, njerëzit e konsideronin mëkat tregtinë në to, andaj Allahu i Madhërishëm e zbriti ajetin: “Nuk është mëkat për ju (të bëni tregti në to)” përgjatë sezonit të haxhit. Kështu e lexonte Ibn Abasi këtë ajet.”