“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Amri tregon: “Një person, i quajtur Nevas, posedonte deve të sëmura. Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi dhe bleu ca të tilla nga një ortak i tij. Ortaku vajti dhe i tha: - I shitëm ato deve. - Kujt ia ke shitur? - pyeti Nevasi. - Një plaku kështu e kështu. - Mjerë ti, ai është Ibn Omeri. - Ortaku im të ka shitur deve të sëmura, pa të njohur kush je, - i tha Nevasi Ibn Omerit. - Grahi (t'i marrësh prapë), - tha Ibn Omeri. Kur shkoi t'i grahë, i tha: “Lëri. Pajtohem me gjykimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu.””