“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Halili, e ky nga Abdullah ibn Harithi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen.” Ahmedi shton: “Na ka treguar Behzi se Hemami ka thënë: “Këtë ia përmenda Ebu Tejahut, e ai tha: “Qeshë me Ebu Halilin kur Abdullah ibn Harithi ia tregoi këtë hadith.””