“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen, përveç nëse njëra i thotë tjetrës: “Je i lirë të zgjedhësh (nëse do ta vazhdosh kontratën ose ta kthesh produktin) .” Ose ka thënë: “Përveç nëse kontrata lihet e hapur, në zgjedhje të palëve .””