“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Katadja, e ky nga Salih Ebu Halili, e ky nga Abdullah ibn Harithi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen. Nëse tregohen të sinqertë dhe i sqarojnë gjërat mes vete, u begatohet tregtia. Por, nëse i fshehin gjërat dhe gënjejnë, zhduket begatia në tregtinë e tyre.””