“Humejdi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në një udhëtim me Pejgamberin ﷺ, isha i hipur mbi një deve të vështirë të Omerit. Nuk më bindej, madje shpesh ngutej e i tejkalonte të gjithë. Kur Omeri i bërtiste, sprapsej.” Pejgamberi ﷺ i tha Omerit: - “Ma shit (këtë deve) !” - Falur të qoftë, o i Dërguari i Allahut, ia ktheu Omeri! - “Shitma!” - i tha sërish i Dërguari i Allahut ﷺ. Kështu, Omeri ia shiti devenë të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili pastaj tha: “Po ta jap ty, o Abdullah ibn Omer. Vepro ç'të duash me të.””