“Ebu Abdullahu ka thënë se Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Prijësit të besimtarëve, Othman ibn Afanit, i shita një truall në luginë në këmbim të një trualli të tij në Hajber. Pasi u morëm vesh, dola prej shtëpisë së tij dhe u ktheva andej nga erdha, nga frika se do ta anulonte kontratën e shitblerjes. Atëkohë sipas Sunetit ka qenë që dy palët tregtuese kishin të drejtë të ndryshonin kontratën shitblerëse derisa të ndaheshin. Kur mes nesh u mbyll kontrata shitblerëse, m'u duk se e kisha mashtruar, ngaqë unë e kisha dërguar atë tri net më afër tokës së Themudit, kurse ai më kishte dërguar mua tri net më afër Medinës.””