“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e disa shkallë më i çmuar sesa ai që falet i vetëm në shtëpi ose në dyqan (treg) . Kjo, se, kur dikush merr abdes në formë të përkryer, shkon në xhami duke mos pasur tjetër qëllim përveç namazit, për çdo hap që bën, do të ngrihet një gradë dhe do t'i fshihet një mëkat. Melekët vazhdimisht bëjnë dua për atë që vazhdon të qëndrojë brenda në xhami, nuk e prish abdesin dhe nuk pengon askënd, dhe thonë: “O Allah, falja mëkatet! O Allah, mëshiroje!” Dhe ka thënë: “Njeriu llogaritet se është në namaz përderisa është duke e pritur namazin.””