“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte në treg, dikush thirri: “O Ebu Kasim!” Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai, por ai tha: “E thirra këtë tjetrin.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.””