“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se në tregun Beki një burrë thirri një tjetër: “O Ebu Kasim!” Sakaq Pejgamberi ﷺ u kthye nga ai, por personi në fjalë tha: “Nuk të thirra ty.” Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Emërtoni me emrin tim, por jo me nofkën time.””