“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Jezidi, e ky nga Nafi ibn Xhubejr ibn Mutëimi se Ebu Hurejre Devsiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ doli në mesditë, as më foli, as i fola gjë, derisa arritëm te tregu Benu Kajnuka, ku u ul në oborr të Fatimes dhe tha: “Ku është vogëlushi? Ku është vogëlushi?” (Aludonte në Hasenin, të birin e Fatimes.) Fatimja e vonoi paksa. Si duket i vishte ndonjë rrobë ose e lante. Haseni doli me vrap, e Pejgamberi ﷺ e përqafoi dhe e puthi, pastaj tha: “O Allah, duaje atë dhe duaji ata që e duan atë!” Sufjani ka thënë: “Ubejdullahu tregon se e ka parë Nafi ibn Xhubejrin duke falur vitrin një rekat.””