“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar shitblerjen e pjellës së pjellës. Këtë lloj tregtie e praktikonin njerëzit në periudhën paraislame ku njeriu e blinte të voglin e devesë që ende s'është pjellë, por që pritej të pillej.”