“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Sadi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar tregtinë e imponuar me hedhje: që shitësi ta shesë rrobën në momentin që atë ia hedh në dorë blerësit, pa pasur mundësi që blerësi ta shpalosë ose ta shikojë; si dhe tregtinë e imponuar me prekje: blerjen e rrobës së prekur nga ana e blerësit, pa pasur mundësi ta shikojë.”