“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Muhamedi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Na janë ndaluar dy lloje veshjesh: që njeriu të mbështillet me një rrobë të vetme (duke i ngujuar duart në të) e pastaj ta ngritë rrobën mbi supe 1 ; si dhe dy lloje tregtish: tregtia e imponuar me prekje dhe tregtia e imponuar me hedhje.”