“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Jahja ibn Habani, dhe nga Ebu Zinadi, e këta nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka ndaluar tregtinë e imponuar me prekje dhe tregtinë e imponuar me hedhje.”