“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Mos i blini mallrat prej karvanëve para se të arrijnë në treg, mos i ndërhyni njëri-tjetrit në tregti, mos i manipuloni çmimet e ankandeve, vendasi të mos shesë për të ardhurin ( duke iu bërë komisionar ) dhe mos e akumuloni qëllimisht qumështin në gjinjtë e deleve. Ai që blen ndonjë të atillë, pasi ta mjelë, ka të drejtë të zgjedhë: nëse është i kënaqur, e mban, por, nëse nuk është i kënaqur, e kthen atë së bashku me një saë hurma.””