“Muhamed ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Mekiu, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Zijadi, e këtij i ka treguar Thabiti, i çrobëruari i Abdurrahman ibn Zejdit, se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ai që blen dele së cilës ia kanë akumuluar qëllimisht qumështin në gji, pasi ta mjelë, nëse është i kënaqur, e mban, e, nëse nuk është i kënaqur, për mjeljen e saj jep një saë hurma kompensim.””