“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Berira erdhi dhe më tha: “Kam lidhur marrëveshje me familjen time (pronarët e mi) që të më lirojnë për nëntë okë, për çdo vit t'u jap nga një okë, andaj më ndihmo.” I thashë: “Nëse pronarët e tu pranojnë që t'ua paguaj unë, porse merita e çrobërimit tënd të më takojë mua, atëherë po e bëj.” Berira shkoi te pronarët e vet dhe i pyeti, por ata refuzuan. Kur u kthye tek unë për së dyti, i Dërguari i Allahut ﷺ ishte i ulur, ndërkohë ajo tha: “Ua propozova atë që më the, por ata refuzuan, përveç nëse merita e çrobërimit u takon atyre.” Pejgamberi ﷺ e dëgjoi dhe tha: “Blije dhe kushtëzojua meritën e çrobërimit, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron (robin) .” Rrjedhimisht, kështu veproi. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në mesin e njerëzve dhe, pasi e lavdëroi dhe e madhëroi Allahun, tha: “E, më pas; Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Çdo kusht që nuk përkon me Librin e Allahut, është i pavlefshëm, edhe në qofshin njëqind të tilla. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe kushtet e tij janë më parësore që të përmbushen, ndërsa merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.””