“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Aishja, nëna e besimtarëve, donte të blinte një robëreshë dhe ta lironte, por familja e saj i tha: “Ta shesim, por me kusht që merita e çrobërimit të saj të na takojë neve.” Kur ia përmendi këtë të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai i tha: “Të të mos pengojë kjo, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.””